Turqi, 7 ushtarë të vrarë nga një shpërthim eksplozivi në një autokolonë ushtarake

491
Sërish gjak në Turqi. Pas shpërthimit të djeshëm në Ankara, një shpërthim eksplozivi ka ndodhur sot në një autokolonë ushtarake në jugperëndim të vendit. Burime bëjnë të ditur se nga shpërthimi ka viktima dhe shumë të plagosur. Deri tani mediat e huaja shkruajnë per 7 ushtare te vdekur. Shpërthimi ndodhi në një rrugë pranë kolegjit Diyarbakir, qyteti më i madh në jugperëndim, ku shumica janë kurdë.
Shperthimi i sotem vjen pas atij dje ne Ankara. Dje ne mbremje 28 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosen nga një shpërthim në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Sulmi u konfirmua se u krye nga nje kamikaz kurdo-sirian. Nuk eshte hera e pare qe rebelët kurdë, grupi militant Shteti Islamik dhe një grup ekstremist majtist kanë kryer në të kaluarën sulme në Turqi. Tetorin e kaluar, një shpërthim kamikaz në Ankara vrau mbi 100 veta.Edhe janarin e kaluar nga një sulmues vetëvrasës u vrane 10 veta në Stamboll.
Sigal