Turqi, 18 persona në spital nga pickimi, pas aksidentit të një kamioni me bletë

441
Një kamion me dhjetra koshere bletësh është aksidentuar në Turqi duke lënë të lira mijëra bletë. Ngjarja ka ndodhur në provincën perëndimore të Muglas.
Edhe pse transportuesit e koshereve reaguan menjëherë për të ndalur sulmin e bletëve, duke spërkatur hapësirën përreth, 18 persona morën pickime serioze dhe u trajtuan në spital.
Mes të plagosurve ishin edhe dy turistë finlandezë.
Si pasojë e aksidentit të bletëve, autostrada u mbylll për dy orë.
Sigal