Turneu i lamtumirës, Barack Obama, një darkë dyshe me udhëheqësen gjermane Angela Merkel

456
Sigal

Me turneun e tij të lamtumirës që e pati radhën në Gjermani, Barack Obama ka ndarë një darkë intime me udhëheqësen gjermane Angela Merkel në vizitën e tij të fundit në vend si president i SHBA-së.

Dyshja u fotografua në një tavolinë për dy veta në hotelin e famshëm Adlon në Berlin mbrëmjen e kaluar ku iu dha rasti për të rikujtuar kohën e Obamës në detyurë.

Presidenti vizitoi Gjermaninë dhe Greqinë në turneun e lamtumirës në Europë para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar, për t’i lënë radhën Presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump.

Sot ai gjithashtu i bëri një vizitë Merkelit në kancelarinë federale. Obama i dha një puthje në faqe lideres gjermane dhe të dy u drejtuan për në sallën e shtypit.

Vizita erdhi para se Obama nesër të mbajë bisedimet me liderët e tjerë europianë duke përfshirë kryeministren britanike, Theresa May, presidentin frances Francois Hollande, kryeministrin italian Mattero Renzi dhe kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy.

Gjatë presidencës së tij 8-vjeçare, Obama ka gëzuar një marrëdhënie të ngushtë me Merkel, e cila është akuzuar shpesh për politikën e saj me dyer të hapura për emigrantët në Gjermani.

Megjithatë përpara vizitës së tij në Gjermani, lideri i SHBA-së vlerësoi zonjën Merkel duke thënë se i kishte shërbyer shumë mirë vendin gjatë këtyre 11 viteve të turbullta.