Turistja greke shpëton sirianin pas 13 orësh në ujë

515
Një turiste greke që ndodhej me pushime e cila përqafon një emigrant sirian. Fotoja, e botuar në Facebook më 28 gusht, ka bërë xhiron e botos tashmë. Sandra Tsiligeridu po bënte një xhiro me skaf në detin pranë ishullit Kos kur pa një burrë në det. Fillimisht grupi mendoi se bëhej fjalë për një polumbar. Vetëm më pas Sandra kuptoi se i riu ishte në vështirësi dhe i kërkoi miqve që të ktheheshin pas. Mohamed, 28 vjeç, kishte 13 orë që ndodhej në ujë. E kishte mbajtur në sipërfaqe vetëm një xhup shpëtimi.
Sigal