Turistët pushtojnë Kubën, bum vizitorësh në Havana në muajin janar

512
Amerikanët të dashuruar me Kubën. Industria e turizmit në Kubë po përjeton një bum të vërtet në muajin e parë të vitit 2016, një vit pas rivendosjes së marrdhënieve mes dy vendeve.
Amerikanët kanë pushtuar lagjet më të famshme kubaneze, në Havanën e vjetër por mes turistëve të shumtë janë edhe kanadezët por edhe europianët që gjithnjë e më shumë po dashurohet me ishullin e famshëm të karaibeve.
Moti tropikal, ndryshe nga i ftohti i acartë që ka pushtuar Amerikën dhe Europën, muzika e pasur tradicionale, cigaret e famshme dhe makinat e vjetra klasike, ka bërë që Kuba si kurrë më parë të pushtohet nga të huajt.
Vendasit kanë nxituar menjëherë të përfitojnë, duke rritur cmimet e taksisë, të ushqimeve dhe guidave turistike.
Gratë kubaneze kanë veshur kostumet e tyre shumëngjyrëshe ndërsa tanimë një paketë cigare nga 1 dollarë që kushtonte më parë, sot shitet për 5 dollarë.
Përgjatë vitit 2015, Kubën e vizituan 3.52 milionë turistë të huaj, në rritje me 17.4% në krahasim me vitin 2014. Vizitorët ameerikanë u rritën me 77% në 161 mijë, duke mos llogaritur këtu amerikano-kubanezët.
Por ekspertët e industrisë së turizmit kanë shprehur shqetësim se vendasin në këtë ishuill e kanë të pamundur ti përgjigjen menjehërë këtij fluksi turistësh. Ndaj të huajt janë përballur menjëherë me vështirësi në rezervimin e hoteleve apo në marrjen e makinave me qera për të shëtitur vetë në karaibe, teksa shpresojë megjithë të vizitojnë e të zbulojnë sa më shumë nga Kuba,.
Njëri prej tyre, turisti amerikan jerry Christ, u suprizua teksa pa kaq shumë vizitorë të huaj, që kishin zgjedhur Kubën si destinacion të tyre për pushimet, pas krishtlindjeve dhe vitit të ri.
“U mrekullova në fakt kur pashë kaq shumë turistë këtu. Nuk e dija që kaq shumë turistë japoneze, nga Europa kishin ardhur këtu, gjithashtu edhe shumë amerikanë. Kam parë shumë amerikanë këtu” tha ai.
Jose Luis Perrello, profesor turizmi nga Universiteti i Havanës, tha se Kuba ende ka nevojë të përmirësojë infrastrukturën e vet, përpara se të mund të përballojë me sukses një fluks të këtillë turistësh, kryesisht në restortet turistike tradicionale.
“Rritja me 17.3% e turistëve në Kuba është rritja më e madhe e 2015 për të gjithë rajonine karaibeve. Cila ishte sfida? Industria kubaneze e turizmit nuk ishte e përgatitur për një fluks dhe rritje të tillë, përvecse ofron më së miri diell dhe plazh” tha ai.
SHBA dhe Kuba u dakordësuan në dhjetor të vitit 2014 për ti dhënë fund izolimit prej 5 dekadash dhe kanë rilidhur marrdhëniet diplomatike mes njëra tjetrës.
Normalizimi i marrdhënieve ka bërë që sektori privat në Kubë të përfitojë ndjeshëm, duke ofruar resrotante, bare dhe dhoma me qera për vizitorët e huaj, me cmime të arsyeshme.
Por infrastruktura e turizmit, me 63 mijë dhoma hotelesh në mbarë vendin, është ende e pamjaftueshme për një shtet me përmasa të tilla.
Edhe aeroporti ndërkombëtar në Havana vuan mungesën e infrastrukturës, duke shkaktuar kaos dhe vonesa.
Pronari i një kafeneje të vogël por të bukur në Havana, Luis Carlos Benvenuto Solas, tha se sfida e tij më e madhe në këtë periudhë fluksi dhe bumi turistësh, është mungesa e furnizimit, sepse numri i klientëve u rrit krejt papritur.
“Grupi i turistëve që po vijnë po rritet nga dita në ditë, ndaj kjo është gjë e mirë për bzinesin tim. Është gjithashtu një sfidë e madhe sepse nuk jemi mësuar me kaq shumë furnizim, sepse gjithcka duhet të jetë brenda standarteve dhe me cilësi. Kjo e bën punën edhe më të komplikuar sepse nuk jemi mësuar” tha ai.
Dhjetëra hotele janë tejmbushur me turistë të huaj, sic ka ndodhur me hotelin “Melia International” që është mbushur në mënyrë të rrufeshme ndërsa turistët kanë tejmbushur edhe dhomat private të lëshuara me qera nga vendasit sikurse edhe hotelet shtetërore.
Shumica e hoteleve kanë rritur cmimet, kryesisht në Havana.
Collin Laverty, themelues i Agjenicë shtetëore të turizmit në Kubë, që organizojnë edhe udhëtime turistike për amerikanët, thotë se infrastruktura e turizmit, kryesisht e hoteleve, duket se këtë vit do të jetë problematike.
“Kemi një sërë sfidash, na nevojitet gjithcka sa i përket infrastrukturës, që nga aeroporti e deri tek hotelet. Por tani për herë të parë janë shfaqur probleme, që nga autobusët e tureve e deri tek guidat turistike. Kemi vërtet sfida përpara. Mendoj se e ardhmja do të na rezervojë sfida të papritura që nga energjia, sistemi ujësjellësit teksa gjithnjë e më shumë turistë po mbërrijnë në vendin tonë” tha ai.
Qeveria po kërkon gjithnjë e më shumë investime të huaja në mënyre që të realizojë planin, për 85 mijë dhoma të reja të hoteleve e resorteve turistike deri në vitin 2020.
Sigal