Tunizi: Policia vret një militant, arreston 16 të tjerë

568
Autoritetet tuniziane kanë ndërmarrë një seri të operacioneve anti-militante, në veri të provincës Bizerte, duke vrarë një militant dhe arrestuar 16 persona të tjerë, raporton AP.
Operacioni i parë ka filluar në mengjes e së enjtes në qytetin Sejnane. Policia kishte rrethuar zonën, duke arrestuar 13 persona dhe vrarë një njeri, pasi ai kishte hapur zjarr ndaj policisë, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Brendshme. Mediat në Tunizi e kanë identifikuar personin e vrarë si pjesë të lëvizjes Ansar al-Shariah, që së fundmi ka bërë aleancë me grupin militant Shteti Islamik. Operacioni i dytë është zhvilluar në tre shtëpi në afër qytetit Bizerte. Dy burra janë arrestuar ndërkaq personi i tretë ka shtënë ndaj policisë dhe më pas e ka marrë gruan dhe fëmijët e tij peng. Policia tuniziane më pas solli prindërit e këtij personi për ta bindur atë që të dorëzohet. Disa pushkë, municion dhe ekplozivë janë konfiskuar në këto dy operacione, të cilat sipas policisë do të përdoreshin në një sulm të planifikuar. Tunizia në vazhdimësi ka ka pasur sulme, veçanërisht në muaj e fundit, kur një i ri tunizian hapi zjarr ndaj turistëve në një plazh në qytetin Sousse, ku vrau 37 persona.
Sigal