Tunizi/ Humbin jetën 11 foshnja të sapolindura, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë

403
Sigal

Në datat 7-8 mars, në maternitetin Rabta në kryeqytetin Tunis, Tunizi, kanë humbur jetën njëmbëdhjetë foshnja të sapolindura.

Menjeherë pas kësaj ngjarje tragjike, ministri tunizian i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqjen. Të gjitha foshnjat kanë humbur jetën si pasojë e shokut septik. Dorëheqja e Sherif vjen katër muaj pas caktimit të tij në detyrë.

Ministri Shëndetësisë Tunisiane, Abdel Raouf el-Sherif dha dorëheqjen të shtunën pas vdekjes misterioze të njëmbëdhjetë foshnjave, brenda 24 orëve në një maternitet ne kryeqytetin, Tunis, raportoi agjencia e lajmeve shtetërore TAP. Prokuroria nisi menjëherë hetimin për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Në lidhje me rastin, janë marrë masa parandaluese dhe të kujdesit për të shmangur më shumë viktima” dhe për “të siguruar shëndetin dhe të sapolindur të tjere në repartin obstetrik,” u shpreh ministria në një deklaratë per shtyp.

Tunizianët ankohen për përkeqësimin e shërbimeve publike, pas rënies së ish-presidentit Zine El Abidine Ben Ali, në vitin 2011, e cila ishte pika e fillimit për një tranzicion demokratik në vend, por qe e zhyti vendin në një krizë ekonomike.