Tufani Jebi ‘godet’ Japoninë, fenomeni më i fuqishëm i 25 viteve të fundit

486
Sigal

Shi i rrëmbyeshëm, shoqëruar me erëra të forta ka goditur Japoninë, ndërsa tufani Jebi ka ngritur në këmbë autoritetet.

Fenomeni, i quajtur “më i fuqishmi në këto 25 vitet e fundit”, tashmë ka goditur prefekturën e Tokushima, në ishullin Shikoku. Siç raportojnë mediat e huaja, transporti është paralizuar, ndërsa qindra fluturime dhe hekurudhat janë mbyllur.

Autoritetet kanë njoftuar qytetarët për rrezikun nga stuhitë e mëdha, përmbytjet apo dhe rrëshqitjet e dherave.