Tubimet turke – Erdogan kritikohet nga disa liderë europianë

464
Disa udhëheqës të Bashkimit Europian kanë kritikuar Turqinë për përpjekjet e saj për të mbajtur tubime në vendet europiane.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Gjermaninë dhe Holandën si nazistë, pasi zyrtarët kanë bllokuar zhvillimin e mitingjeve në këtu shtete.

Kryeministri i Holandës i ka quajtur si të papranueshme komentet e Erdogna, të njëjtin qëndrim për mbajti edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Po ashtu edhe kryeministri i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen ka shtyrë një takim të planifikuar me presidentin Erdogan. Ai u shpreh i shqetësuar dhe tha se “parimet demokratike janë nën presion të madh nga Turqia.

Tubimet kanë qëllim të nxisin turqit që jetojnë në Europë të votojnë referendumin që i zgjeron pushtetin Erdogan. 

Megjithatë, mitingjet e planifikuara në Gjermani, Austri dhe Holandë u bllokuan pasi zyrtarët e këtyre vendeve ngritën shqetësimin e sigurisë duke thënë se protestat mund të nxisin tensione.
Sigal