Sigal

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Athinë, si pasojë e zjarrit të rëndën Attika.

Sipas ambasadës, shqiptari është i minoritetit grek.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë:

Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.

Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.

Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.