Tsipras takim me Erdogan, ja çështjet që pritet të diskutojnë

502
Sigal

Sipas informacionit, Kryeministri grek prêt me padurim zbatimin e Marrëveshjes së Migracionit nga ana e Turqisë, pasi flukset janë rritur çdo ditë nga brigjet turke.
Sipas mediave greke, takimi i dy udhëheqësve pritet të jetë në një klimë më të mirë pas lirimit të dy ushtarëve grekë dhe çështja e Qipros pritet të diskutohet, si dhe gjendja në Egje.

Pala greke beson se Tayyid Erdogan do të ngrejë edhe një herë çështjen e 8 ushtarëve turq, të cilëve u është dhënë azili nga Greqia, pasi është një subjekt që Presidenti turk ka pasur në të gjitha rastet.