Tsipras pas votimit: Sot fitoi demokracia ndaj frikës

471
Miliona grekët po votojnë sot në referendumin e parë pas 40 vitesh, i cili do të jetë vendimtar nëse do të pranojë kushtet e kreditorëve apo jo.
Qendrat e votimit u hapën në 07:00 sipas kohës lokale dhe dhe rezultatet e para priten të dalin sot në mbrëmje.
Janë 9.8 milionë qytetarë të Greqisë që do ti drejtohen kutive të votimit për t’iu përgjigjur me “po” ose “jo” pyetjes: Duhet të miratojmë marrëveshjen që ka propozuar KE, BQE dhe FMN më 25 qershor, e cila përbëhet nga reformat për përfundimin e programit dhe nga analiza paraprake e qëndrueshmërisë së borxhit?
Qeveria i ka bërë thirrje votuesve që të votojnë “jo” ne këtë referendum.
Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis i tha mediave lokale të shtunën se BE nuk ka bazë ligjore për të nxjerrë greqinë jashtë znës Euro.
Varufakis tha një ditë më parë për gazetën espanjolle El Mundo se “Ajo që kreditorët po bëjnë me Greqinë ka vetëm një emër: terrorizëm”. Më pas argumentoi se Trojka po përpiqet të instalojë frikë tek qytetarët grekë teksa ata po përgatiten të votojnë të dielën për të ardhmen e tyre dhe të vendit.
Ora 11:15 voton ministri i Finacave
“Sot populli i Greqisë ka mundësinë të vendosë për ultimatumin e fundit të Eurogrupit. Ky është një moment i shenjtë, ku monedha e përbashkët dhe demokracia të jetojnë sebashku”



Ora 09: 45 Tsipras: Demokaracia fitoi ndaj frikës
“Sot është një ditë feste, sepse demokracia është e mirë dhe kapërcen frikën. Zgjedhja është në duart e njerëzve. Shumë mund të injorojnë vullnetin e një qeverie, por jo vullnetin e një populli. Unë jam i bindur se nesër do të hapet një rrugë ku do të kthehen në vlerat themelore të demokracisë dhe solidaritetit për të gjithë popujt e Europës.”

Ora 09:15 voton presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopuos
“Sot është dita e qytetarëve, të cilët duhet të vendosin sipas ndërgjegjies së tyre në interes për të ardhemen e vendit. Sido që të jetë rezultati do të jemi bashkë në rrugën e vështirë. Të jemi të bashkuar.”



Ora 07:00 votoi Jorgo Papandreu, i cili tha se po votojme për të qëndruar në zemër të Europës



Ora 09:00 ushtroi të të drejtën e votës, ish-kryeministrin Antonis Samaras.
“Sot grekët janë të vendosur fatin e vendit tonë. Ne po votojnë në Greqi, për në Evropë “, ishte deklarata e shkurtër e bërë pas ushtrimit të së drejtës së votimit.

Sigal