Tsipras: “Nesër do të fillojë një ditë e re. Fillon një e nesërme që mund ta fitojmë që sot”

441
Lideri i Parisë së Aleancë së Majtë Radikale, SYRIZA dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në kuadër të procesit zgjedhor në vend ka votuar në rajonin Kipseli të Athinës, raporton Anadolu Agency .
Sigal

Tsipras pas votimit në një deklaratë duke u shprehur se është optimist tha se: “Nesër do të fillojë një ditë e re. Fillon një e nesërme që mund ta fitojmë që sot. Me hapa të vendosur mund të tejkalohen vështirësitë”.

Ai duke vënë në dukje se populli grek do të vendosë vetë për të ardhmen e tij i ka bërë thirrje popullit që ti japë atij autoritetin e plotë për formimin e qeverisë.

Tsipras ka pohuar gjithashtu se: “Populli grek do të vazhdojë përpjekjet e tij me të njëjtën vendosmëri dhe do të zgjedhë një qeveri luftëtare”.

– Liderët partiakë kanë tërhequr vëmendjen me mesazhet e tyre kundrejt të rinjve-

Ndërsa Panayotis Lafazanis, Lideri i Partisë “Laiki Enotita” (Bashkimi Popullor) e cila u formua pas ndarjes nga SYRIZA i ka bërë thirrje të rinjve që të votojnë. Lafazanis, gjithashtu ka përsëritur qëndrimin që ti thuhet “jo” masave shtrënguese që imponojnë paketat e shpëtimit ndaj popullit.

Gjithashtu edhe Stavros Theodorakis, lideri i Partisë To Potami i cili njihet së mbështetës i BE-së ka votuar në Kretë, dhe nga këtu i ka bërë thirrje popullit që të votojë për të ardhmen e brezit të ri. Theodorakis, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se partitë duhet të arrijnë një konsensus që të mos shkojnë sërish në zgjedhje të reja.

Afërsisht 9.8 milionë votues grekë kanë të drejtë vote për të zgjedhur 300 deputetët që do të formojnë Parlamentin. Procesi për zgjedhjet e përgjithshme ku marrin pjesë 19 parti do të përfundojë në orën 19.00. Pritet që numërimi i votave të realizohet pas mbylljes së votimit dhe gjithashtu pritet që rezultatet në lidhje me votat që partitë kanë marrë do të njoftohen brenda disa orësh.

Theksohet se këto zgjedhje të mbajtura pas zgjedhjeve të parakohshme dhe pas një referendumi në 8 muajt e fundit janë të një rëndësie kritike për vendin i cili po lufton prej një kohe të gjatë me krizën ekonomike. Parashikohet se nga 19 parti që marrin pjesë në votime vetëm 7 prej tyre do të hyjnë në parlament duke kaluar kuotën e 3 përqindëshit.

Në mënyrë që një parti në Greqi të vijë e vetme në pushtet i duhet të marrë 151 mandate në parlamentin me 300 deputetë, ku dhe kjo vjen në kuptimin se partitë duhet të marri të paktën 40 përqind të votave.

– Garë kokë më kokë-

Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se asnjë parti nuk do të mund të jetë e vetme në pushtet, dhe se pritet që pas zgjedhjeve në vend të formohet sërish një qeveri koalicioni.

Partia SYRIZA nën udhëheqjen e Alexis Tsipras dhe Partia Demokracia e Re (ND) e udhëhequr nga Evangelos ​Meymarakis po bëjnë përpjekje që në zgjedhje të dalin parti të para me një ndryshim shumë të vogël.

Ndërsa sondazhet kanë treguar se partia e tretë pritet të jetë Partia Agimi i Artë (Hrisi Avgi), e cila në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në muajin janar duke marrë afërsisht 7 përqind të votave arriti të fusë 17 deputetë në Parlament. Kjo parti ndiqet nga PASOK-DIMAR dhe Partia Komuniste.

Sipas sistemit në fuqi për votimet ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç në Greqi kanë të drejtë të votojnë, ndërsa ata që kanë mbushur moshën 21 kanë të drejtë të zgjidhen (votohen). Gjithashtu në listat e zgjedhësve të paktën një e treta duhet të jenë femra. Ndërsa për qytetarët që ndodhen jashtë vendit Greqia nuk ka ndonjë rregullore që t’iu mundësojë atyre të votojnë.