Tsipras: Nëse fiton ‘Jo’ marrëveshje favorizuese 48 orë pas referendumit

454
GREQI – Një ditë pas referendumit do të shkoj në Bruksel dhe do të firmos një marrëveshje, deklaroi dje në mbrëmje vonë kryeministri grek, Aleksis Tsipras gjatë një interviste për televizionin privat ”Antenna” duke siguruar se kjo marrëveshje do të firmosej brenda 48 orëve nga zhvillimi i referendumit.
”Me fitoren e ‘jo’-së do të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për Greqinë. Sa më e fortë të jetë ‘jo’-ja aq më e mirë do të jetë marrëveshja”, theksoi Tsipras .
”Nëse fiton ‘po’-ja do të ndjek procedurat e parashikuara nga Kushtetuta për të mundësuar që propozimet e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të shndërrohen në ligje”,-shtoi ai.
”Në këtë skenar të mundshëm nuk do të vë karrigen time mbi interesat e kombit”, theksoi Tsipras duke aluduar edhe për një dorëheqje të mundshme. 
Sigal