Tsipras në probleme, të mendojë për përçarjet apo të kursejë milionat

411
Pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, kryeministri grek Aleksis Tsipras është kthyer në Athinë për të miratuar reformat e kërkuara nga BE. Ciprasin e presin 48 orë mjaft të vështira në parlament, pasi një pjesë e deputetëve të partisë së tij dolën kundra paketës për masat e shpëtimit, duke mos e votuar atë.
Reformat e ndërmarra nga shefi i qeverisë greke, kanë krijuar ndarje brenda SYRIZA-s, partisë dominuese në koalicionin qeverisës.
Tsipras ka afat deri të mërkurën në mbrëmje, për të miratuar në parlament, paketën e shumë debatuar të masave të shpëtimit, e cila përfshin rritjen e tatimeve, reformimin në fushën e pensioneve, tregut të punës dhe sektorit privat. 
Burime të qeverisë greke, parashikojnë një riorganizim ministror në ditët e ardhshme, për të krijuar një qeveri, e cila do të mbështesë reformat e kërkuara nga Europa.
Shteti grek, duhet të kursejë 13 milion euro brenda 3 viteve të ardhshme, në mënyrë që të përfitojë një hua tjetër prej 50 milion eurosh nga Banka Europiane. Hua e cila do të ndihmojë shtetin helen, për të zvogëluar vlerën e borxhit.
Ndërkaq Greqia ka nevojë për një fond emergjent të hollash nga Europa,në mënyrë që të bëjë rihapjen e bankave të premten.
Tsipras është shprehur, se beson dhe shpreson se mundësia e daljes së Greqisë nga Eurozona është çështje e së kaluarës. Më tej ai shtoi se qeveria e tij kishte arritur të parandalonte kolapsin financiar si dhe rrëzimin e sistemit bankar.
Populli grek është i lodhur dhe i zemëruar me masat e kursimit të ndërmarra nga qeveria. Shumica e njerëzve që votuan kundër kësaj reforme në referendumin popullor, kanë parashikuar protesta të tjera nëpër rrugët e Greqisë, standardet e të cilit tashmë janë në zhytje.
Sigal