Tsipras i vendosur: Votoni “jo”,s’ka lidhje me qëndrimin në Eurozonë

478
Kryeministri grek Aleksis Tsipras është shfaqur i vendosur për t’i thenë ‘’jo’’ në referendumin e të dielës paketës së masave të ofruara nga kreditorët ndërkombëtarë. Qëndrimi i TSipras ishte i kundërt me atë të shprehur prej tij në letrën drejtuar zyrtarëve të BE-së në të cilën pranonte shumicën e kushteve të kreditorëve por me disa ndryshime.
Kryeministri grek tha se vota e të dielës nuk është një vote për të qëndruar ose jo në eurozonë, por një vote ‘’jo’’ mund të forcojë qëndrimin e Greqisë karshi kreditorëve ndërkombëtarë. Sondazhet e zhvilluara deri tani tregojnë se rezultati pritet të jetë i ngushtë, megjithëse përpara është një vote kundër paketës.
Qëndrimi i Tsiprasit për një vote ‘’jo’’ nuk ka të bëjë vetëm me forcimin e pozicionit të Greqisë por edhe me të ardhmen e tij politike, pasi nëse votuesit grekë pranojnë në referendum masat e kreditorëve, atëherë e ardhmja politike e Aleksis Tipras mund të jetë në dyshim. Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e eurogrupit bënë me dije se nuk do të ketë asnjë veprim në lidhje me Greqinë para referendumit të 5 korrikut.
Sigal