Tsipras: Do të lehtësojmë procedurat për dhënien e shtetësisë

433
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka deklaruar se do të lehtësojë procedurat për dhënien e nënshtetësisë greke për emigrantët. Gjatë një vizite në Ministrinë e Brendshme, Tsipras tha se pavarësisht se ligji lejon dhënien e nënshtetësisë, praktikisht ka shumë vështirësi.

“Gjëja e dytë që dua të përmend, reformën e dytë mbi shtetësinë. Ne do të vëmë në praktikë një parim që është specifikuar në ligj, por në të vërtetë ka shumë vështirësi, të cilat të gjithë ne i dimë dhe sidomos i dinë qytetarë tanë që jetojnë prej vitesh në vend. Ata kanë plotësuar kërkesat formale dhe ligjore për të marrë shtetësinë, por në praktikë është shumë e vështirë. Ne duam që të lehtësojmë procesin e shtetësisë”, tha ai, cituar nga mediat greke.

Ai tha se synimi është që legjislacioni të zbatohet me transparencë të plotë dhe me sa më pak burokraci të jetë e mundur.

“Ajo që duhet është të shkojmë drejt një shteti modern evropian”, tha ai.
Sigal