Tsipras, ankesa për Fondin Monetar Ndërkombëtar

436
“Fondi Monetar Ndërkomëtar po sillet në mënyrë të pasinqertë me partnerët dhe gjithmonë i bindet Ministrit gjerman të Financave”. Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, i cili në një prononcim të bërë së fundmi tha gjithashtu se vendi i tij ka ndërmend që ta respektojë marrëveshjen e shpëtimit, por theksoi se qeveria e Athinës nuk do të pranojë masa ekonomike të palogjikshme. Tsipras kërkoi ndër të tjera më shumë durim dhe një qëndrim dinjitoz të partnerëve europianë ndaj Greqisë.
Sigal