Trupi i gjetur në rrënojat e aeroplanit është i Emiliano Sala

152

Trupi i gjetur nga rrënojat e një aeroplani të rrëzuar në Kanalin Anglez  është ai i lojtarit të Cardiff City Emiliano Sala sipas raportit të fundit  mjeko-ligjorë.  Ndërkohë që familja e Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm të hidhur njofton BBC.

Emiliano Sala, 28 vjeç, po udhëtonte për në Cardiff në një avion të pilotuar nga David Ibbotson, i cili u zhduk për Kanalin Anglez më 21 janar.

Në deklaratën e policisë së Dorset të enjten mbrëma shkruhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

 105470090 Sala Plane Crash Map 640 Nc

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.

Të hënën më 21 janar 2019, një avion që mbante dy persona po fluturonte nga Nantes në Cardiff kur humbi kontaktin me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror, në veri të Guernsey.

“Operacioni i kërkim shpëtimit ishte i pasuksesshëm në gjetjen e avionit dhe dy personat. Pas kësaj, ekipet kërkimore të AAIB të financuara privatisht u vendosën në zonën përkatëse”.

“Duke përdorur pajisje të specializuara, ekipet arritën ta gjenin dhe identifikonin aeroplanin dhe gjetjen e trupit të z.Sala”, thuhet në njoftim