Trump urdhëron ambasadorët e Obamës të japin dorëheqjen

446
Sigal

Ekipi i presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, ka udhëruar ambasadorët amerikanë të nëpër botë emëruar politikisht të japin dorëheqjen ditën e inagurimit të presidentit.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta NY Times.

Sipas saj, dorëheqja e ambasadorëve mund të lërë pa përfaqësues për disa muaj vende të rëndësishëm si Gjermania apo Britania e Madhe.

Një zyrtar e ekipit të Trump tha se nuk ka “vullnet të keq” në këtë udhër, pasi ambasadorët e mbështetur nga presidenti Obama duhet t’i lënë detyrat e tyre sipas kalendarit.

Sipas NY Times, shumë ambasadorë do ta ankimojnë urdhërin tek sekretari i ri i shtetit Rex Tillerson.

Departamenti i Shtetit ka informuar të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht se ata duhet t’i paraqesin dorëheqjet më 20 janar ditën pas inagurimit dhe se ka udhëzuar ata që duan të qëndrojnë, të bëjnë kërkesë zyrtare. Në kohën e emërimit të disa ambasadorëve, Senati amerikan i bllokoi për disa muaj propozimet e presidentit Obama. Mes ambasadorëve që u vonuan në emërime ishte edhe Donald Lu që në Shqipëri zëvendësoi ambasadorin Aleksandër Arvizu