Trump: “Time më donte si njeriun e vitit, por unë refuzova’, revista përgënjeshtron

541
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që revista Time e ka njoftuar për ta informuar që kërkon ta nominojë ‘Njeriun e vitit’, po që ai ka vendosur të mos e pranojë çmimin.
Por në të vërtetë revista ka mohuar fjalët e tij: ’Presidenti gabon në mënyrën sesi mendon se e zgjedhim ne ‘Njeriun e vitit, ka shkruar revista në Twitter dhe shton që ‘Time nuk bën komente për zgjedhjet e saj deri në momentin kur e bën të ditur, ose më saktë deri në dhjetor’, shkruan lastampa.
Revista edhe vitin e kaluar i kishte dhënë Trump-it titullin e Njeriut të Vitit, vetëm pak javë pas fitores së tij mbi Hilary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016.
Në të vërtetë kopertina shoqërohej me një titull aspak simpatik: Presidenti i Shteteve të Ndara të Amerikës’. Revista e kishte shpjeguar zgjedhjen e tij duke thënë që çmimi është dhënë për ‘njeriun që ka pasur një influencë të madhe, në të mirë dhe në të keqe, në ngjarjet e vitit’.

Sigal