Trump, thirrje e re për uljen e taksave

554
Presidenti i SHBA, Donald Trump, bëri thirrje përsëri për miratimin e një reforme të gjerë të ligjeve komplekse për taksat dhe u takua me grupin e shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve pak përpara një votimi të planifikuar për këtë çështje. Ndryshimet do të shkurtonin normën e tatimit të korporatave nga 35 për qind, një nga normat më të larta në botë, në 20 për qind dhe do të ulnin taksat për miliona tatimpagues të klasës së mesme, por jo për të gjithë. Kjo do t’i shtonte 1.5 trilionë dollarë borxhit të vendit, që kap 20 trilionë dollarë. Trump, i cili nuk ka arritur asnjë fitore të madhe legjislative në 10 muajt e parë të tij në detyrë, i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë një reformë taksash deri në Krishtlindje por, ndryshimet e propozuara janë të debatueshme dhe asnjë ligjvënës demokrat nuk ka shprehur mbështetje për to. Udhëheqësit republikanë në Senat po avancojnë planin e tyre të taksave, por fati i tij është i pasigurt, ndërkohë që republikanët kanë një shumicë prej 52 kundrejt 48 vendeve të demokratëve. Pothuajse çdo taksapagues në SHBA do të ndikohej nga ndryshimet që po shqyrtohen në Kongres.
Sigal