Trump sulmon Brukselin dhe kritikon politikën e integrimit

452
“Brukseli? Një ferr”, e konsideron kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane 2016, Kontinentin e Vjetër, pa harruar të kritikojë, në një intervistë, mungesën e integrimit në qytetet evropiane duke sulmuar kështu politikën evropiane të migrimit. “Kam qenë në Bruksel shumë kohë më parë, 20 vite më parë, dhe ishte një qytet shumë i bukur… Tashmë, është si të jetosh në një ferr”, konfirmon Trump, i cili në mënyrë të veçantë, nënvizon mungesën e integrimit të popullsisë myslimane. Kandidati për në Shtëpinë e Bardhë i rikthehet më pas propozimit për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke bërë krahasime me Evropën ku, sipas tij, rregullat e ligjit islamik po gjejnë gjithnjë e më shumë zbatim.
“Shko në Bruksel, shko në Paris dhe do shohësh se kjo gjë po ndodh dhe që nuk është një gjë e mirë”, thotë Trump. Më pas sulmon presidentin aktual amerikan, Barack Obama. “Kemi një president i cili as nuk do të flitet për terrorizmin islamik”, thekson ai. Ndërkohë, qytetarët e Brukselit i shohin me ironi deklaratat e Trumpit. Në median sociale, sidomos në Twitter, janë hedhur qindra pamje piktoreske të qytetit, të shoqëruara me hashtag-un #hellhole.
Sigal