Trump: Sulmi në Berlin më jep të drejtë për myslimanët

439
Sigal

Donald Trump, Presidenti
i zgjedhur amerikan ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës me kamion në një treg
Krishtlindjesh në Berlin, ka përligjur propozimin e tij gjatë fushatës
presidenciale që të pengojë myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ju i dini planet e mia”, u tha
Trump gazetarëve, shkruan “New York Times”.

“Është provuar se kam pasur të
drejtë. Njëqind për qind të drejtë”, tha më tej Trump.

Nuk është e qartë nëse Trump ka
riafirmuar thirrjen e tij shumë të kritikuar për ndalimin mbi emigracionin
mysliman, ose sqarimin e tij të mëvonshëm se ai do të ndalë vetëm ata që hyjnë
nga vendet me një histori të ekstremizmit islamik.