Trump shtyn vendimin për tarifat e çelikut dhe aluminit

80
Administrata Trump ka zgjatur afatin e negociatave për tarifat e aluminit dhe hekurit me Kanadanë, BE-në dhe Meksikën, edhe me 30 ditë të tjera. Po ashtu, ajo ka arritur në parim një marrëveshje me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë.
Në mars, presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25 % për importet e hekurit dhe 10 % për ato të aluminit. Disa vende, u përjashtuan përkohësisht nga këto tarifa, përfshirë Kanadanë, Be-në he Meksikën.
Kina, nuk u përfshi në mesin e të përjashtuarve dhe më pas u hakmor me vendosjen e taksave për disa importe amerikane. Reagimi vijoi zinxhir me Trump që u përgjigj me kërcënimin e të tjerave tarifa amerikane, kundër kinës, duke ndezur tensionet tregtare mes dy gjigantëve.
“Koreja e Veriut është përjashtuar pa afat në këmbim të një reduktimi prej 30 për qindësh në eksportet e saj të hekurit në SHBA. Në të gjitha këto negociata, administrata është e fokusuar në kuotat që do të kufizojnë importet, parandalojnë transportet nga larg dhe të mbrojnë sigurinë kombëtare”, thuhej në një deklaratë të shtëpisë së bardhë.
Deklarata tha se detajet e marrëveshjeve me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë do të finalizohen së shpejti.
Kanadaja dhe Meksika më herët ishin përjashtuar deri më 1 maj, ndërsa vijonin bisedimet mbi NAFTA-n, marrëveshjen për tregtinë e lirë në Amerikën e veriut, ashtu siç ishin përjashtuar edhe Argjentina, Australia, Brazili dhe BE.
E pas një ofensive një javore nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, administrata Trump ka vendosur të tolerojë sërish. Kjo shtyrje, i jep më shumë kohë administratës të bindë partnerët tregtarë që të konsiderojnë kuotat në vend të tarifave, një lëshim ky që Koreja e Jugut e ka pranuar.