Trump shpall emergjencën shëndetësore publike nga varësia opioide

575
Presidenti amerikan, Donald Trump shpalli emergjencën e shëndetit publik në SHBA për shkak të rritjes së varësisë dhe overdozës nga ilaçet opioide.
“Kjo epidemi është një emergjencë shëndetësore kombëtare. Askush nuk e ka parë se çfarë po ndodh deri tani. Si amerikanë nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha Trump gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, i rrethuar nga persona që kishin humbur të afërmit e tyre për shkak të varësisë opioide.
Trump deklaroi gjithashtu se zgjidhja e këtij problemi do të kërkojë punë në shumë fronte dhe i bëri thirrje çdo amerikani të përfshihet në këtë luftë.
Një fushatë publicitare që paralajmëron të rinjtë që të përpiqen të gjejnë mjekime kundër dhimjes që nuk shkaktojnë varësi, është një prej iniciativave.
Trump theksoi se kur të takohet me presidentin kinez, Xi Jingping gjatë udhëtimit të tij të radhës në Azi, ai do të ngrejë problemin e produkteve opioide që prodhohen në Kinë dhe eksportohen drejt SHBA-së.
Sigal