Trump shkarkon Këshillin Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën

617
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shkarkuar anëtarët e Këshillit Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën. “Washington Post” shkruan se anëtarët e këshillit morën një letër gjatë kësaj jave ku thuhej se emërimet e tyre merrnin fund “menjëherë”.
Ky këshill ishte krijuar që në vitin 1995, kohë kur udhëhiqte presidenti Bill Clinton.
Kujtojmë se 6 nga anëtarët e Këshillit, kishin dhënë dorëheqje në muajin qershor, pasi ishin indinjuar nga veprimet e Shtëpisë së Bardhë për politikat për shëndetësinë.
Sigal