Trump: Rusia të heqë dorë nga destabilizimi i Ukrainës

565
Nga Varshava, Donald Trump i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Rusisë që të heqë dorë nga destabilizimi i Ukrainës dhe mbështetja e regjimeve diktatoriale, si ai në Siri dhe Iran.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ftoi Moskën që t’i bashkohet bashkësisë së kombeve “të përgjegjshme”. 
Kremlini reagoi menjëherë duke hedhur poshtë akuzat e Trump për ndërhyrje në Ukrainë, si dhe ato për mbështetjen e regjimit të Assad në Siri dhe atij të ajatollahëve në Iran. 
“Rusia nuk e pranon asnjëherë se po destabilizon rajonin dhe pikërisht për të provuar këtë, jemi në pritje të takimit mes dy presidentëve”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Trump dhe Putin pritet të takohen formalisht gjatë punimeve të Samitit të G20 në Hamburg.
Sigal