Trump: Rezoluta e OKB-së e vështirëson paqen në Izrael

545
Sigal

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,
deklaroio se miratimi i rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara, me të cilën nga Izraeli kërkohet ndalja e ndërtimit të vendbanimeve
në territorin e okupuar palestinez, do të bëjë arritjen e marrëveshjes për paqe
“shumë më të vështirë”.

Megjithatë, ai në postimin e tij në rrjetin Twitter
tha se administrata e tij “do ta kryej këtë gjithsesi”.

Deklarata e zotit Trump u bë pak kohë pasi
kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar ashpër administratën
e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për abstenim nga votimi i
rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.