Trump pranoi takim kokë më kokë, Kim Jong Un “i bën të vështirin” presidentit amerikan

590
Korea e Jugut ka lajmëruar se ende nuk ka marrë një përgjigje nga Peniani për një takim të mundshëm mes diktatorit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Në një zhvillim surprizues, Trump të premten pranoi të takohej me Kim Jong Un në një bisede direkte.
Detajet në lidhje me bisedimet e planifikuara mbeten të vakëta, pa një axhendë takimi me datë dhe vend ekzakt.
Analistët janë skeptikë në lidhje me atë që mund të arrihet nga këto bisedime.
“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Kim Jong-UYn për një samit Kore e Veriut-SHBA,” tha dha një zëdhënës nga ministria e Koresë së Jugut.
“Mendoj se po e shqyrtojnë me kujdes këtë çështje dhe i duhet kohë për të marrë një vendim,” tha ai.
Sigal