Trump paralajmëron Assadin: Mos provoko një tragjedi tjetër në Siri

551
Sigal

“Mos provokoni një tjetër tragjedi në Siri”. Ky ka qenë paralajmërimi që ka bërë sot presidenti i SHBA-ve Donald Trump ndaj regjimit të Bashar al Assad, por edhe aletaëve, Rusisë dhe Iranit. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Trump lëshon mesazhin e qartë se Assad nuk duhet të sulmojë provincën e Idlibit në Siri, ndërsa shtoi se rusët dhe iranianët do të bënin një gabim serioz humanitar nëse merrnin pjesë në këtë tragjedi njerëzore të mundshme.

“Qindra mijëra njerëz mund të vriteshin. Mos të lejojmë që kjo të ndodhën”, tha Trump, shkruan Ansa.

Nga ana e saj, Rusia ka ftuar Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPAC) që të mos lënë pas dore raportet për një përdorim të mundshëm të armëve kimike në Idlib. Deklarata në fjalë u bë nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OPAC, Alexander Shulgin. “Vendet perëndimore po përpiqen të politizojnë OPAC “, – tha ai.