Trump numëron ditët (Foto)

43

Pak ditë mungojnë deri në emërimin zyrtar në detyrë të Donald J. Trump si President të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vetëm 5 ditë sipas numërimit të tij. Trump duket se po pret me padurim të futet në Shtëpinë e Bardhë dhe diçka e tillë është shumë e qartë në profilin e tij zyrtar në Facebook, po numërimi i tij i përditshëm së prapthi po i afrohet fundit. Krahas numrave, për të vërtetuar padurimin e tij për të marrë vendin më të fuqishëm në botë në dorë ka shërbyer dhe statusi që publikoi mbrëmë në darkë. “Për shumë vite vendi ynë ka jetuar i ndarë, i inatosur dhe pa besim. Shumë thonë se do të ndryshoi, por urrejtja është shumë e thellë. DO TË NDRYSHOJË.” ishte deklarata e Donald Trump. Fjalë të forta për një President që premton të jetë gjithashtu i fortë.