Trump: Nëse zgjidhem president do dëboj 11 milionë emigrantët nga SHBA

466
Vijon fushatën agresive Donald Trump, miliarderi amerikan në garë për tu bërë president i Amerikës në zgjedhjet presidenciale të 2016. Në një intervistë për NBC që do të transmetohet sot Donald Trump ka thënë se do të deportojë të gjithë emigrantët pa dokumente si dhe do të anulojë urdhrat ekzekutivë të presidentit Obama për emigracionin nëse do të zgjidhet ai në krye të Shtëpisë së Bardhë. “Duhet të mbajmë të bashkuara familjet tona. Por ata duhet të shkojnë” ka thënë Trump për emisionin “”Meet the Press” Ndërhyrjes së gazetarit Chuck Todd se emigrantët mund të mos kenë ku të shkojnë Trump është përgjigjur “Do të punojmë ne për ta”

Sigal

“Ata duhet të shkojnë… ne ose kemi një shtet ose nuk e kemi” shtoi ai. 69 vjeçari Trump, tha gjithashtu në intervistë se duhet të anulojë urdhrat ekzekutivë për emigrantët përfshi dhe ata që mbron nga deportimi fëmijët e prindërve të cilët kanë shkuar në Amerikë në mënyrë ilegale. Manjanti amerikan i cili është në krye të sondazheve mes 17 kandidatëve republikanë, ka ngjallur polemika në lidhje me komentet provokuese të emigrantëve të paligjshmë përfshi dhe etiketimin e emigrantëve nga Meksika si kriminelë dhe përdhunues. Në SHBA ndodhen rreth 11 milionë emigrantë ilegalë.