Trump ‘mund ta falë veten’, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë

540
Sigal

“Donald Trump ka shumë mundësi ta ‘falë veten’ për marrëveshjen e fshehtë me Rusinë, por nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë”, thotë avokati i dij Rudy Giuliani.

Një këshill i veçantë po heton rolin e Rusisë në zgjedhjet e 2016s dhe nëse Trump pengoi drejtësinë, shkruan BBC.

Çështja e ‘faljes së vetvetes’ doli pasi ‘New York Times’ publikoi një letër që avokatët e Trump i kishin dërguar këshillit.

Në të thuhet se Trump ka pushtetin absolut si kryetar i SHBA, për t’i mbyllur hetimet, apo të ushtrojë fuqinë e tij për ‘t’u vetë falur’.

“Këto kompetenca absolute”, argumentojnë ata, “nënkuptojnë se ai nuk mund të kishte penguar drejtësinë në asnjë rast”

Avokati Giuliani, kreu i  skuadrës ligjore të Trump tha se “Presidenti nuk ka ndërmend të falë veten.”

Ai shtoi: “Unë mendoj se pasojat politike të saj do të ishin të vështira. Të falësh të tjerët është një gjë, dhe të falësh veten është diçka tjetër”.