Trump: Meksika do të na rimbursojë për murin

471
Sigal

Presidenti i zgjedhur Donald
Trump tha sot në Twitter se Meksika do të rimbursojë taksapaguesit amerikanë
për një mur të ri kufitar dhe se paratë e shpenzuara nga Shtetet e Bashkuara do
të jenë për “hir të shpejtësisë.”

Komentet bëhen ndërkohë që
ndihmësit kryesorë të zotit Trump marrin në shqyrtim një plan për t’i kërkuar
Kongresit të garantojë se në buxhet ekzistojnë fondet për ndërtimin e murit.

Sipas dy anëtarëve të Kongresit
dhe një ndihmësi të ekipit të tranzicionit të zotit Trump, të cilët kërkuan të
mos identifikohen, ndërtimi i mundshëm i murit do të mbështetej në një ligj
ekzistues, i cili autorizon vendosjen e barrierave dhe të teknologjive të tjera
përgjatë kufirit jugor.

Zoti Trump tha sot në një koment
në Twitter se “mediat e pandershme – siç i quajti ai – nuk raportojnë se çdo
para e shpenzuar për ndërtimin e Murit të Madh (për hir të shpejtësisë), do të
paguhet më vonë nga Meksika”.

Presidenti i Meksikës dhe zyrtarë
të tjerë të lartë meksikanë këmbëngulin se Meksika nuk do të paguajë për murin.