Trump mbërrin në Arabinë Saudite

468
Presidenti Donald Trump sapo ka mbërritur në kryeqytetin e Arabisë Saudite mëngjesin e sotëm, duke shënuar kështu udhëtimin e tij të parë si President.

Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump u ulen në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Halid rreth orës 09:45, sipas kohës lokale, pas një fluturimi gjatë nga Washingtoni.

Trump u nis për në Lindjen e Mesme dhe në Europë, ku ai do të japë mesazhin e administratës së tij për të muslimanët, izraelitët, palestinezët, NATO-n dhe Papën.
Sigal