Trump kërkon 1 miliardë dollarë për Murin me Meksikën

448
Administrata e Trump ka kërkuar zyrtarisht një miliardë dollarë shtesë buxhetore për të financuar ndërtimin e 99,7 kilometrave të parë të murit kufitar me Meksikën.

Shifra do të shërbejë për restaurimin e disa prej strukturave ekzistente në kufrin mes dy vendeve por edhe për ndërtimin e 77,2 kilometrave të reja të murit.

Kërkesa gjendjet në dokumentet e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas gjigandit mediatik amerikan CNN, i cili posedon këto dokumente nga Departamenti i Sigurisë, me një miliardë dollarë do të ndërtohen rreth 23 kilometër mur kufitar në San Diego dhe 23 të tjera do të restaurohen po në këtë qytet, kurse në rajonin Rio Grande Valley do të restaurohet 45 kilomter me barriera dhe 6 kilometer do të jetë mur i ri.

Pavarësisht se muri ka qenë qendra e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, kërkesat e Shtëpisë së Bardhë duken të përmbajtura duke parë se për 2017 u kërkua 1 miliardë dollarë dhe 2,6 miliardë dollarë per 2018.

Kostoja për ndërtimin e një muri në të gjithë vijën kufitare jugorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon nga 12 në 20 miliardë dollarë. Në dokumentet e Departamentit të Sigurisë Kombëtare gjithashtu parashikohet rritja e kontrolleve kufitare.

Administrata Trump argumenton se masat kundër emigracionit ilegal të ndërmara kohët e fundit po japin rezultate pozitive.

Gjithmonë sipas të dhenave të publikuara nga CNN, arrestimet janë rritur me 50 përqind dhe me 80 përqind kerkesat për të mbajtur në burg personat e arrestuar apo ata që refuzojnë të largohen nga vendi pas ekspulsit.
Sigal