Trump kërcënon Kinën se do të vendosë tarifa të reja, Pekini: “Është shantazh”

532
Sigal

Presidenti i SHBA Donald Trump është gati të vendosë tarifa prej 10 % në produkte të tjera kineze nëse shteti Kinez do të vazhdojë të tregtojë në mënyrë të pa drejtë dhe do të vazhdojë të replikojë për tarifat e vendosura para disa ditësh.

Presidenti shpjegon se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nëse Pekini do të vazhdojë të kundërshtojë tarifat e vendosura, të konvertuara në 50 miliard dollarë. Kina i përgjigjet lëvisjes së Trump me termin : “masa shumë të rrepta” në rast se këto paralajmërime do të vihen në zbatim.

Ministri i Tregtisë së Pekinit, e përkufizon si një “ shantazh” paralajmërimin e Presidentit Trump.