Trump: Kemi një “mundësi të rrallë” për paqe në Lindjen e Mesme

497
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, arriti në Izrael për vizitë dy ditore.

Në komentet e para Trump tha se ekziston një “mundësi e rrallë” për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme.

Duke folur në aeroportin e Tel Avivit, Trump tha se dëshiron “të riafrimojë lidhjen e palëkundshme” midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

“Duhet të punojmë bashkë për të ndërtuar një të ardhme, në të cilën vendet e rajonit jetojnë në paqe”, tha Trump.

“Përpara nesh kemi një mundësi të rrallë për t’i sjellë siguri, qëndrueshmëri dhe paqe këtij rajoni dhe popullit të tij, duke luftuar terrorizmin dhe duke krijuar harmoni dhe prosperitet. Këto mund t’i arrijmë vetëm duke punuar së bashku”, shtoi Trump.
Sigal