Trump i kthehet Wolf: “Komediane e pështirë”, shkatërrove mbrëmjen

463
Darka e përvitshme e Korrespondentëve është cilësuar nga presidenti Donald Trump si një event i turpshëm. Në një reagim përmes Twitter-it, kreu amerikan i shtetit ka sulmuar komedianen Michelle Wolf dhe komentet e bëra prej saj në performancën hapëse të eventit prestigjioz.
Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërvënë ashpër komedianes Michelle Wolf për performancën e saj në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Trump, i cili nuk ishte prezent në event për të dytin vit radhazi, zgjodhi Twitter-in për të kritikuar Wolf si një komediane “të pështirë” e cila shkatërroi mbrëmjen me batutat e saj.
Darka ishte për presidentin një turpërim për gjithë të pranishmit, ndaj kreu i shtetit kërkoi që eventi të mos zhvillohet më ose të zhvillohet me një tjetër format.
Akti i komedianes Michelle Wolf ngjalli si vlerësim ashtu edhe kritika ndaj saj. Organizata pas këtij eventi vjetor shprehu keqardhje për përçarjen që mbizotëroi sallën pas performancës hapëse të komedianes.
Ndër komentet më polemizuese dhe të ashpra të Wolf ishin ato drejtuar sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë Sarah Sanders, e cila u vu dukshëm në një pozitë të vështirë.
Për thuajse një shekull, ka qenë traditë që presidentët amerikanë të marrin pjesë në Darkën e Korrespondentëve dhe të kthehen në shënjestrën e shakave.
Por Trump e ka bojkotuar dy herë eventin që prej ardhjes në pushtet, teksa këtë vit ai zgjodhi të mbante një tubim për mbështetësit e tij në Miçigan.
Sigal