Trump habit me deklaratën e tij: Kim Jong-Un njeri i nderuar, të takohemi sa më shpejt

109
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se lideri koreano-verior Kim Jong-Un është një njeri i nderuar dhe se bisedimet në lidhje me samitin po shkojnë mirë.
Megjithatë ai shtroi sërish çështjen e marrëveshjes së denuklearizimit duke u shprehur se “mund të jemi duke humbur shumë kohë”.
Trump u tha reporterëve gjatë takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, se ashtu si ai edhe Korea e Veriut po pret të mbahet samiti sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ne mendojmë se kjo është një gjë e madhe për botën,” tha ai. “Po mbajmë diskutime shumë të mira”. Trump gjithashtu shtoi se mund të takohet me Kim Jong në fund të majit ose në qershor.
SHBA po i bën presion Koresë së Veriut të heqë dorë nga armët nukleare dhe thotë se do të vazhdojë me politikën e presionit maksimal mbi Penianin nëpërmjet sanksioneve për të arritur këtë marrëveshje.