Trump frymëzohet nga Franca, i kërkon Pentagonit të organizojë një paradë ushtarake

492
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar Pentagonit që të organizojë një paradë ushtarake në kryeqytetin e vendit, Washington DC. Shefi i Shtëpisë së Bardhë duket se e ka marrë frymëzimin nga parada ushtarake që zhvillohet çdo vit në festën kombëtare të Francës, raportojnë mediat amerikane.
“Ka qenë një nga paradat më fantastike që kam parë ndonjëherë. Duhet ta provojmë edhe ne e madje ta bëjmë më madhështore”, mësohet të ketë thënë Trump.
Por për demokratët, paradat ushtarake organizohen kryesisht nga vendet me autokraci të theksuar. Plani i Trump u zbulua fillimisht nga gazeta amerikane “Washington Post” përpara se të konfirmohej nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të zhvilluar në botë, por paradat ushtarake janë shmangur në të kaluarën duke u konsideruar të panevojshme për një vend i cili është kontribuuesi kryesor financiar i NATO-s.
Ndërkohë analistët shprehen se një paradë ushtarake amerikane do të ishte shumë e shtrenjtë nga ana financiare, dhe do të kërkonte një angazhim të fortë edhe në ruajtjen e rrugëve të kryeqytetit amerikan.
Sigal