Trump: Emigrantët që hedhin gurë ndaj ushtarëve do qëllohen

409
President Donald Trump talks with reporters during a meeting with Irish Prime Minister Leo Varadkar in the Oval Office of the White House, Thursday, March 15, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Sigal

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar emigrantët që lëviznin nga Amerika Latine drejt  SHBA se nëse hedhin gurë apo objekte të tjera ndaj ushtarëve amerikanë mund të qëllohen me armë zjarri nga këta të fundit.

Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pasi ka rikujtuar se disa emigrantë kanë hedhur gurë ndaj forcave meksikane të sigurisë, u shpreh se ushtarët amerikanë nuk do të tolerojnë emigrantët që hedhin ndaj tyre shishe ose gurë.

Duke vënë theksin se “nuk ka shumë ndryshim” mes gurit dhe armës, Trump ka bërë të ditur se forcave të sigurisë u ka thënë se gurët që do të hedhin emigrantët “t’i vërejnë si armë” dhe se forcat e sigurisë mund të kundërpërgjigjen me hapjen e zjarrit kundrejt gurëve të hedhur.

“Nëse do të hedhin gurë mbi ushtarët tanë, ato do të kundërpërgjigjen. Nëse tentojnë të hedhin gurë ashtu sikurse kanë vepruar me ushtarët e Meksikës, u kam thënë forcave tona të sigurisë që këtë ta vërejnë si armë”, tha Trump.