“Trump do të bashkëpunojë ngushtë me Shqipërinë”

430
Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Kështu është shprehur kreu i komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions gjatë takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
“Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm”, është shprehur Sessions.
Kongresmeni vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi dhe vendosmërinë e kreut të Kuvendit Meta për konsensus të plotë.
“SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë. SHBA, e bindur se bashkëpunimi me shqiptarët forcon Shqipërinë dhe rajonin. Krenar që jeni sërish për vizitë në SHBA për të riafirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe për t’i çuar ato më përpara”, tha ai.
Ndërsa kreu i Kuvendit shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për implementimin e reformës në drejtësi përmes Vettingut, si dhe mbështetjen tek SHBA për të punuar dhe më tej në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Shqipëria e vendosur në implementimin e reformës në drejtësi përmes Vetting-ut. Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Vizita juaj e ardhshme në Shqipëri do të shërbejë për të përforcuar partneritetin strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”, tha Meta.
Sigal