Trump do largojë ambasadorët amerikanë: A rrezikon Donald Lu?

437
Sigal

Ekipi i presidentit të
zgjedhur amerikan Donald Trump ka kërkuar që ambasadorët e vendosur politikisht
në periudhën e Obamës të largohen nga posti i tyre pas ditës së inaugurimit të
Trumpit si president, njofton e përditshmja amerikane New York Times.

Në bazë të këtij
urdhri, SHBA-ja mund të mbetet pa përfaqësues të konfirmuar nga senati për muaj
me radhë në vende si Gjermania dhe Britania, njofton më tej New York Times,
raporton BalkanWeb. Sipas saj, ky urdhër është i paprecedentë, pasi më parë,
administratat kanë dhënë më shumë kohë duke u bazuar në raste të ndryshme.
Shumë ambasadorë po mendojnë të apelojnë vendimin.

Departamenti amerikan i
shtetit ka informuar se të gjithë ambasadorët e vendosur politikisht duhet të
kishin dorëzuar një letër dorëheqjeje ditën pas zgjedhjeve e që do të hynte në
fuqi në 20 janar dhe bëri të ditur se ata që kërkojnë zgjatje të mandatit duhet
të bëjnë kërkesa zyrtare.

Shumë ambasadorë,
shumica e të cilëve kanë familje, tashmë iu mbetet të gjejnë një vend për të
jetuar në SHBA ose në vendet e tyre përkatëse, ka vijuar më tej gazeta
amerikane. Deri më tani, Trump ka caktuar dy ambasadorë në dy vende: David
Fiedman në Izrael dhe Terry Bandstad në Kinë.