Trump dhe Hillary, fituesit në zgjedhjet e Super së Martës

454
Kandidatja demokrate për president Hillary Clinton ka fituar në 5 shtete jugore, sipas parashikimeve të medias, duke mundur rivalin saj, Bernie Sanders, në zgjedhjet e Super të Martës, në ditën më të rëndësishme të votimeve paraprake. Ish Sekretarja e Shtetit Clinton, parashikohet të ketë fituar në shtetet Alabama, Arkansa, Xhorxhia, Tenësi dhe Virxhinia, si dhe në Teksas, sipas anketave në mbyllje të votimeve në këto shtete. Deri tani kandidati Sanders, i etiketuar si socialist demokrat, pritet të ketë fituar vetëm në shtetin e tij, Vermont.
Në kampin republikan, biznesmeni republikan, Donald Trump, parashikohet të ketë fituar në Alabama, Xhorxhia, Masaçusets, Tenësi dhe Virxhina, duke çimentuar më tej statusin e tij si kandidat republikan për president. Senatori nga Teksasi Ted Cruz ka fituar në shtetin e tij si dhe në Oklahoma. Trump dhe Clinton priteshin të fitonin në parapraket e Super të Martës, gjatë të cilave do të përcaktohen një-e-katërta e votave të nevojshme për të fituar emërimin nga partitë përkatëse si kandidatë për president.
Sigal