Trump cakton datën e konferencës së shumëpritur për media

424
Sigal

Donald Trump planifikon
të mbajë një konferencë për shtyp javën e ardhshme, njoftoi sot presidenti i
zgjedhur amerikan në Twitter.

Konferenca për shtyp më
11 janar do të jetë e para që pasi fitoi zgjedhjet në muajin nëntor, përcjell
Atsh.

Trump kishte caktuar
një konferencë për shtyp më 15 dhjetor, në të cilën do të tregonte se si do të
distancohej nga marrëdhënia e tij me biznes në kohën kur do të qeveriste si
president, por kjo konferencë u shty për më 11 janar.