Trump bën thirrje për shfuqizimin e “Obamacare”

460
Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë një tjetër përpjekje për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama, në përpjekje për të realizuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump, gjatë fushatës.

Ndërkohë që fati i reformës shëndetësore është i pasigurt, përkrahësit e zotit Trump, kundërshtarët dhe analistët po përpiqen të parashikojnë se çfarë do të ndodhë me programin e tij ambicioz të politikave të brendshme.

Protestat kundër planit republikan për kujdes shëndetësor vazhduan, ndërsa senatorët republikanë shkuan në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump bëri një apel të ri.

“Për shtatë vjet i premtuat popullit amerikan se do ta shfuqizonit Obamacare. Njerëzit po vuajnë. Mosveprimi nuk është alternativë” – tha Trump.
Sigal