Trudeau betohet si kryeministër i ri i Kanadasë

470
Lideri i ri i Kanadasë, Justin Trudeau, është betuar sot si kryeministër i ri i vendit, duke e rrëzuar nga pushteti Partinë Konservatore pas 10 viteve qëndrim.
Ardhja e tij në pushtet shënon fillimin e një epokë të re të liberalëve në politikë, pas zgjedhjeve të fundit që e nxorën humbëse partinë e ish-kryeministrit kanadez, Stephen Harper, transmeton KosovaPress. BBC shkruan se 43-vjeçari Trudeau shkon hapave të babait të tij, i cili e kishte mbajtur postin e kryeministrit kanadez për thuajse dy dekada.
Ardhja e Trudeau në pushtet mund të ndryshojë bërjen e politikave kanadeze në raport me shpenzimet publike, që pritet të rriten, të nisë përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-të, si dhe pritet rritja e kapaciteteve për pranim të një numri më të madh të refugjatëve që vijnë nga Siria.Ceremonia e betimit është organizuar në dy gjuhët zyrtare kanadeze, anglisht dhe frëngjisht, ndërkohë që kryeministri Trudeau pritet të prezantojë së shpejti edhe kabinetin e tij të ministrave, që do të jenë me moshë midis 30 dhe 50 vjeç.
Sigal