Tronditet Turqia nga një tërmet i fuqishëm

303

Turqia preket nga një tërmet i fuqishëm zona e Denizlit, tërmeti është ndjer me një rreze prej 500 km.

Një tërmet i fuqishëm u regjistrua në orën 13:25 në Turqinën perëndimore. Sipas qendrës sizmike mesdhetare (EMSC) tërmeti ishte 5.8 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur në Turqinë perëndimore, konkretisht në provincën e Denizlit midis vendeve të Avdan, Sankavak, Dazkiri, Mecidiye, Tutluca. 50 km larg epiqendrës është qyteti i madh i Denizli ku jetojnë rreth gjysmë milioni njerëz.

Tërmeti u ndje në një rreze prej mbi 500 km por situata më kritike është afër epiqendrës, me popullsi të dendur. Sipas mediave të huaja situata është kritike pranë epiqendrës së banuar.